Risi në futboll, Uruguaji teston kartonët dixhitalë për gjyqtarët

21 October 2026, 11:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Risi në futboll, Uruguaji teston kartonët dixhitalë për

Futbolli ka nisur të testojë një risi teknologjike në gjykimin e ndeshjeve, pasi në Uruguaj janë përdorur kartonët e verdhë dhe të kuq në formë dixhitale, në vend të atyre tradicionalë.

Prova u zhvillua më 15 tetor, në ndeshjen mes Nacionalit dhe Rentistasit, në kuadër të Kupës së Uruguait, ku gjyqtari Eduardo Varela përdori një pajisje elektronike për të sinjalizuar ndëshkimet disiplinore.

Pajisja, e cila ngjan me një telefon ose tablet të vogël, është krijuar për të lehtësuar punën e gjyqtarëve dhe për të përmirësuar regjistrimin e ngjarjeve gjatë ndeshjeve.

Përmes këtij sistemi synohet që kartonët, përjashtimet dhe ngjarjet e tjera disiplinore të regjistrohen në mënyrë automatike në sistemin COMET të Federatës Uruguaiane të Futbollit.

Sipas raportimeve të mediave, pajisja mund të funksionojë edhe pa lidhje Wi-Fi, duke mundësuar përdorimin e saj gjatë ndeshjeve pa pasur nevojë për lidhje të vazhdueshme me internetin.


Video