Ertjan Kofsha shpallet kampion në peshëngritje

19 October 2026, 13:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ertjan Kofsha shpallet kampion në peshëngritje

Ertjan Kofsha ka ngritur flamurin kuqezi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës, duke fituar medaljen e artë në shkëputje dhe atë të argjendtë në dygarësh.

Peshëngritësi dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në pedanë, ku siguroi vendin e parë në shkëputje me 167 kilogramë, të realizuar në provën e tretë.

Kofsha konfirmoi formën e tij të shkëlqyer edhe në disiplinën e shtytjes.

Ai e nisi garën me 193 kilogramë, realizoi me sukses ngritjen e 196 kilogramëve dhe më pas sfidoi veten me 200 kilogramë në tentativën e tretë.

Pas paraqitjes së shkëlqyer, sportisti shqiptar festoi me simbolin e shqiponjës dykrenare, duke dhuruar një moment krenarie për tifozët.

Rezultatet e tij në të dyja disiplinat i siguruan Kofshës edhe medaljen e argjendtë në dygarësh, duke shtuar një tjetër sukses të rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare në këtë kompeticion europian.


Video