Arratia e Alfred Hoxhës zgjat vetëm një ditë: Arrestohet nga Policia pasi kishte marrë leje nga burgu dhe nuk u kthye

19 Nëntor 2026, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arratia e Alfred Hoxhës zgjat vetëm një ditë: Arrestohet nga

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Alfred Hoxhën, i cili një ditë më parë nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës, ku vuante dënimin, pasi kishte përfituar një leje 5-ditore. Hoxha është dënuar nga gjykata me 4 vite burg për veprën penale të “Vjedhjes”, nga ky dënim, ai ka kryer 3 vite, ndërsa i mbetet edhe një vit për të vuajtur.

Mësohet se Alfred Hoxha vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës së bashku me vëllanë e tij, i cili dyshohet se është dënuar për të njëjtën vepër penale.

Hoxha në bashkëpunim me motrën e tij, E. K., 33 vjeçe, e cila punonte si sanitare në banesën e grabitur dhe vëllanë F. Hoxha, 42 vjeç, dyshohet se kanë vjedhur bizhuteri dhe shuma parash nga banesa, duke përdorur një kopje të çelësit të derës. Ka qenë motra e tyre ajo që u ka siguruar çelësin dy vëllezërve, me qëllim realizimin e vjedhjes.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një varëse dhe një unazë floriri, shuma parash, si dhe një automjet që dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes.


Video