Aktivisti: Jemi kthyer si në diktaturë, por nuk na trembin dot. Rama ka frikë se po i vjen fundi

19 Nëntor 2026, 19:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aktivisti: Jemi kthyer si në diktaturë, por nuk na trembin dot. Rama

Aktivisti Mirjan Aliaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor Policinë për të larguar protestuesit nga bulevardi para Kryeministrisë. Në një prononcim për News24, gjatë protestës së sotme, Aliaj e cilësoi ndërhyrjen e efektivëve si një sjellje të ngjashme me atë të diktaturës, duke pretenduar se qytetarët po protestojnë në mënyrë paqësore.

Sipas aktivistit, urdhrat për të shpërndarë protestuesit vijnë nga frika e qeverisë se tubimet mund të marrin përmasa më të mëdha, veçanërisht në prag të 28 Nëntorit. Ai tha se përpjekjet për t’i frikësuar dhe larguar qytetarët nuk do ta ndalin protestën.

“Mendoj se tregon frikën që ka Rama. U ka dhënë urdhër, duke përfituar që nuk janë numrat të mëdhenj në protestë. Mundohen të na frikësojnë dhe largojnë. E kanë të kotë.

Po përpiqen të shuajnë protestën që të mos arrijë 28 Nëntori. Bëjnë raprezalje. Më 28 Nëntor ku do të shkojnë? I kemi parë si iknin me vrap dhe si shtriheshin rrugëve për t’iu shpëtuar furisë së protestave. Të kot e kanë.

Janë veprime si në diktaturë, mjafton të japë urdhër Edi Rama. Edi Rama ka frikë dhe mendoj se po i vjen fundi, është thjesht çështje ditësh”, u shpreh Aliaj për News24.

Aktivisti e cilësoi ndërhyrjen e Policisë si përpjekje për të ushtruar presion ndaj qytetarëve që kundërshtojnë qeverinë, ndërsa paralajmëroi se protestat do të vijojnë.


Video