Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë zyrtarisht kandidaturat për kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale tha se pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave këto dy emra do të jenë përballë në datën 22 maj.
Njoftimi
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se:
Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:
Z. Sali Berisha
Z. Ibsen Elezi
Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.
Sic duket kjo do jetë një garë shumë e "fortë" për kreun e PD që i ngjason asaj mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit.