Kush do të jetë kandidati që do të garojë kundër Berishës për kryetar të PD-së

8 May 2022, 18:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush do të jetë kandidati që do të garojë kundër
Sali Berisha

Ashtu si Edi Rama para disa vitesh, edhe Sali Berisha do të ketë një “Maqo Lakrori” në garën për kreun e PD-së. Kur dukej se Berisha do të garonte i vetëm në zgjedhjet e 22 majit, ka dalë në skenë emri i Ibsen Elezit.

Elezi ka depozituar dokumentet pranë Komisionit Operacional zgjedhor të PD, por selia blu nuk e ka zyrtarizuar ende si kandidat.

Kush do të jetë kandidati që do të garojë kundër
Ibsen Elezi

Para disa vitesh Elezi ka mbajtur postin e kryetarit të degës në Kukës, ndërkohë që pas 25 prillit ai ishte ndër të parët që kërkoi largimin e Bashës dhe tani është kritik edhe ndaj Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit. 7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për procesin zgjedhor për kryetar të PD.

Të premten, Berisha depozitoi dokumentet dhe u regjistrua si kandidat për kreun e PD. Më parë, ai është shprehur se do të shkojë në 22 maj edhe nëse do të jetë i vetëm në këtë garë. Ish-kryeministri theksoi se demokratët do të mbajnë një referendum për t’u përgjigjur me po ose jo nëse e duan Sali Berishën në krye të partisë.


Video