Veliaj sfidon Metën: Ishalla kandidon kundër meje për Bashkinë e Tiranës

19 June 2022, 14:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj sfidon Metën: Ishalla kandidon kundër meje për
Erion Veliaj

Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar aleancën e mundshme Berisha-Meta në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Duke folur para socialistëve, Veliaj u shpreh se PS-ja ka treguar se i mund edhe bashkë, edhe veç e veç Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Ka shumë njerëz që pyesin: Kush do kandidojë kundër nesh në pranverën e vitit tjetër? Po a ka rëndësi kjo? Njerëzit thonë mos kandidon Ilir Meta? Unë u përgjigjem: Ishalla! E dimë se ai nuk është nga ata burra që e mban fjalën, por them ishalla kandidon! Ne i kemi mundur edhe Ilirin, edhe Saliun; i kemi mundur edhe veç e veç, i kemi mundur edhe të dy bashkë, prandaj s’na intereson fare! Ne na nxjerr faqebardhë fakti se bëjmë llogaritë tona, prandaj në këtë periudhë do të rigjenerojmë partinë tonë”, tha Veliaj gjatë takimit me socialistët e Njësisë 3.

Ai komentoi edhe rikthimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike, duke e konsideruar këtë një lajm të keq për demokratët por edhe për Shqipërinë.

“Është e rëndësishme që edhe të rinjtë që do të votojnë për herë të parë ta dinë historinë, ta dinë kush i mori në qafë shqiptarët me piramidat dhe pse rikthimi i Saliut, në fakt, është lajm i keq për Shqipërinë dhe për opozitën. Mund të jetë lajm i mirë përkohësisht për ne, por nuk është e shëndetshme për vendin, kur njerëz non-grata drejtojnë opozitën”, tha ai.


Video