Berisha merr Drejtor të Komunikimit një gazetar me pasaportë amerikane

17 June 2022, 17:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha merr Drejtor të Komunikimit një gazetar me pasaportë
Sali Berisha dhe Alfred Lela

Pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD-së janë zgjedhur edhe strukturat e reja të partisë.

Gazetari i njohur Alfred Lela do të jetë Drejtor Komunikimi i PD. Zyrtarizimi do të bëhet ditë e hënë-raporton Vox News.

Ky emërim i gazetarit në krye të dikasterit të rëndësishëm të Partisë Demokratike, në lidhje me mediat dhe informimin e publikut për vendimet që merren, vjen ditë pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të selisë blu.

Gjithashtu, PD ka përmbyllur me sukses afro dy javë më parë dhe procesin e ristrukturimit të Sekretariateve.

Alfred Lela më parë ka qenë një mbështetës i Lulzim Bashës, por marrëdhëniet e tyre u ftohën kur PD ishte duke u radikalizuar.

Nismat e Sali Berishës për të marrë partinë, Lela i ka cilësuar si alternativa më të mirë për të larguar kryedemokratin Lulzim Basha nga ‘stacioni i ngulitur’.

Gazetari Lela ka një eksperiencë të gjatë në media dhe është një ndër penat e holla të gazetarisë.

Për disa vite ai ka jetuar në SHBA, ku ka marrë dhe pasaportën amerikane.


Video