Më pak se një vit nga zgjedhjet lokale dhe kur përpara është vetëm një buxhet për t’u miratuar para se të ballafaqohen me popullin për mbylljen e mandatit 4 vjeçar, Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive duke u kërkuar dy gjëra; "disiplinë financiare dhe burime të reja të ardhurash".
Kryeministri i "kërcënoi" se nëse nuk balancojnë buxhetin dhe nuk mbledhin taksat bashkitë do të merren në administrim nga shteti. Sipas tij vetëm 45 bashki nuk kanë probleme.
"Sikur bën e gjithë bota, duke marrë bashkitë në administrim kur shkojnë në kolaps dhe situata bëhet një gropë që nuk mbushet dot më. Sikur bëmë me pastrimin do të bëjmë edhe me buxhetin. Nuk do të miratohen buxhetet nëse nuk janë brenda parametrave financiarë të bashkive. Është e vërtetë që kjo pamje nuk është vepra juaj vetëm. Është e trashëguar, por në atë zonën jeshile, shumë nga bashkitë janë sot për shkak të kryetarëve këtu të cilët e kanë trashëguar më keq dhe sot e kanë bërë më mirë", Rama.