Rama në Kosovë për të folur për “Ballkanin e Hapur”

18 June 2022, 17:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Kosovë për të folur për “Ballkanin e
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama udhëton këtë të diel drejt Kosovës, ku të hënën mbahet mbledhja e radhës me dy qeverive.

Rama pritet që pasdite të ketë një konferencë shtypi me gazetarët që e shoqërojnë, ndërsa gjatë qëndrimit në Kosovë do të ketë edhe takime me fermerë dhe përfaqësues të shoqatës së eksporteve të Kosovës.

Gjatë bisedës me ta, Kryeministri do t’u shpalosë avantazhet që kanë me Ballkanin e Hapur, që veç qeverisë Kurti, nuk gëzon as mbështetje mes shqiptarëve të Kosovës.

Kurti e ka kundërshtuar Ballkanin e Hapur dhe në samitin e fundit në Ohër, Kosova ishte e vetmja që nuk mori pjesë, ndërsa Mali i Zi e Bosnja u paraqitën në samit si vende vëzhguese.

Para Ballkanit të Hapur, Albin Kurti ka kërkuar që katër liritë themelore Schengen të zbatohen më së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 


Video