'Turp, vjen nga rruga'/ Tabaku dhe Bardhi, sherr me Ibrahimajn: Trego kush ta ka dhënë shtëpinë, shërbëtore e oligarkëve

22 December 2022, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Turp, vjen nga rruga'/ Tabaku dhe Bardhi, sherr me Ibrahimajn: Trego

Deputetët demokrat, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë hedhur akuza të ashpra dhe ofendime ndaj ministres së ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Bardhi e ka cilësuar si shërbëtore të oligarkëve Delina Ibrahimaj, ndërsa Tabaku e akuzoi ministren se është e paaftë në punën që bën, ndërsa shtoi se ajo është e korruptuar.

Pjesë nga debati

Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë pastaj hajde fol

Ibrahimaj: Hajde shihe ku e kam shtëpinë

Bardhi: E kujt është shtëpia që jeton zotërote

Tabaku: Kam 12 vite në politikë dhe nuk ulem dot në nivelin politik të ministres që kënaq vetëm Spiropalin. Të të vijë turp ty që më thua mua opozita e vulës.  Ke ardhur nga rruga e je bërë ministre.

Bardhi-Ibrahimajt: Shërbëtore e oligarkëve.

Tabaku-Ibrahimajt: Dëgjo, dëgjo këtu se mëson.


Video