"Ke kompani offshore në Holandë", Rama i përgjigjet Shehajt: Jeni idiot apo bëni vetë?

21 December 2022, 21:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ke kompani offshore në Holandë", Rama i përgjigjet
Agron Shehaj dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit të PD-së Agron Shehaj, i cili e akuzoi nga foltorja e Kuvendit se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë.

Kreu i qeverisë deklaroi në Kuvend se ai po bën akuza penale ekstreme, që nëse do të ishin të vërteta ai do të ishte para drejtësisë. Sipas Ramës duhet të faktojë me prova ato që thotë.

Rama ndër të tjera lëvdoi dhe Xhelal Mziun, i cili tha se është nga të paktët e opozitës që ka bërë vepra publike.

"Jam në dilemë kur iu dëgjoj, ju a jeni idiot apo bëni vetë? Ju thatë që unë fshihem pas një offshorë në Holandë. Kjo është shumë e rëndë. Unë iu thashë a ka mundësi që të vini provën sepse kjo është shumë e rëndë që unë të fshihem pas një off-shore dhe do të thotë që ju keni provë. Unë iu ftova që të jepni provën dhe në të gjithë atë që thatë, nxorra përsëri dilemën time: Jeni idot apo bëni vetë? T'i thuash tjetrit që është në krye të qeverisë që je hajdut, unë nuk di ç'të të them tjetër. Akuzat bëhen vetëm në bazë të provave. Nuk mund të zini foltoren dhe t'i drejtoheni një publiku të tërë duke thënë që pas kryeministrit fshihet një off-shore se duhet që të veprojë drejtësia. Është njësoj si të them unë, ju jeni në kërkim ndërkombëtar. S'mund të them se duke iu parë si vraponi në drejtim të paditur me mendimin tuaj, e unë t'ju them jeni në kërkim. Dolët dhe përmendët ca emra që unë as nuk i njoh dhe nuk i kam takuar kurrë. Nuk e kam problem ta them edhe po e kam takuar, por nuk e kam bërë. Iu kuptoj mirë që vini dhe bëni akuza pa fakte dhe me bindje, se i bëni vetë. Ose i bëni vetë, ose po të ishit në pozitën që kishit mundësi do e kishit bërë. Mua nuk më shkon mendja që të të akuzoj për çudira. Se nuk e bëj dot. ose bën vetë, ose je idiot. Meqë dola këtu. Kisha marrë disa shënime nga zoti Xhelal. Është nga të paktit që ka të drejtë që të flasë për vepra publike se ka bërë. Edhe ngaqë ka bërë e nxorrët jashtë loje." tha Rama.


Video