Bllokoi për mbi 30 minuta foltoren, Nikolla përjashton Flamur Nokën nga seanca (VIDEO)

21 December 2022, 17:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokoi për mbi 30 minuta foltoren, Nikolla përjashton Flamur
Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka është përjashtuar nga Kuvendi, pasi bllokoi për mbi 30 minuta foltoren.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, i bëri disa herë thirrje se është në kushtet e pezullimit dhe largimit nga seanca, por ai jo vetëm që mbante bllokuar foltoren, por edhe shkaktonte zhurmë duke përplasur duart në foltore së bashku me deputetët e tjerë të Berishës, gjatë kohës që fliste ministrja Frida Krifca.

Në fund, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka marrë vendimin për largimin përfundimtar nga seanca e sotme të deputetit Flamur Noka.

Deputetët e grupit të Berishës e bllokuan foltoren në shenjë proteste, për shkak se emrat e tyre figurojnë jashtë grupeve parlamentare.

 


Video