Firmosin 36 deputetë, PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për udhëtimet me charter të Ramës

21 December 2022, 15:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Firmosin 36 deputetë, PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor
Selia e PD-së

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend ngritjen e një Komisioni Hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama. 

Kërkesa është firmosur nga 36 deputetë, ku pjesa më e madhe e tyre janë të grupimit të Berishës, por nuk mungojnë as ata të grupit të Alibeajt si Dhurata Çupi apo Emilia Koliqi. 

Sipas PD-së, kryeministri Edi Rama ka kryer 137 udhëtimeve me "charter", 20 prej tyre vetëm gjatë kohës së pandemisë, Më poshtë janë dokumentet e kërkesës së bashku me frimat e 36 deputetëve.

Deklarata e plotë:

• Partia Demokratike depoziton kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Edi Ramës.

36 Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë depozituan në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor "Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga data 10.09.2013 deri në datë 31.10.2022".

Në kërkesë theksohet se faktet e publikuara janë tronditëse. " Kryeministri rezulton të ketë udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me avion privat të tipit "charter", pa llogaritur udhëtimet e tjera me avion të linjave të zakonshme me intervale 3-4 ditore njëri nga tjetri. Rezulton se edhe gjatë krizës së pandemisë Covid-19, Kryeministri ka kryer rreth 20 udhëtime me avion "charter". Shifra e 137 udhëtimeve "charter" është dy herë më shumë se numri i udhëtimeve të ish-Presidenti amerikan Xhorxh W. BUSH, i cili, në dy mandate, kishte kryer 74 fluturime me avionin presidencial amerikan "Air Force One".

Opozita ka denoncuar në vazhdimësi shpërdorimin e fondeve dhe parave publike nga Kryeministri, duke bërë publike mjaft shembuj konkretë të këtyre abuzimeve. Gjithashtu media investigative ka publikuar mjaft të dhëna dhe detaje rreth udhëtimeve jashtë shtetit të Kryeministrit.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE



Video