E telefonoi Rama? Berisha nxjerr videon: Nikolla u urdhërua me telefon që të përjashtojë Nokën

21 December 2022, 18:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E telefonoi Rama? Berisha nxjerr videon: Nikolla u urdhërua me telefon
Lindita Nikolla me telefon

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca e sotme plenare deputetin Flamur Noka, pasi ky i fundit mbajti për mbi 30 minuta të bllokuar foltoren dhe shkaktonte zhurmë gjatë kohës që fliste ministrja Frida Krifca.

Por, para se të merrte këtë vendim, kryeparlamentarja ka zhvilluar një telefonatë. Berisha ka nxjerrë pamjet në rrjetet sociale dhe shkruan se ajo u urdhërua që ta përjashtojë Flamur Nokën

"Shikoni si urdherohet me telefon përjashtimi i Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga Parlamenti. Në video keni biseden telefonike të Nikollës që informon Ramën." shkruan Berisha krahas videos.


Video