Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ashtu siç ishte lajmëruar presidenti Bajram Begaj ka nisur sot vizitën dy ditore në jug të vendit ku do të takohet me përfaqësuesit e pushtetit vendor, komunitetin e biznesit dhe turizmit.
Pas një vizite në Delvinë, sot ai po shkonte drejt qytetit të vogël të Finiqit për t'u takuar me kryebashkiakun Kristo Kiço dhe minoritetin grek të zonës.
Kryebashkiaku Kristo Kiço, për ta nderuar kreun e shtetit kishte dalë ta priste në rrugë, por eskorta e presidentit Bajram Begaj nuk e ka dalluar fare dhe ka vazhduar rrugën. Ky moment është kapur nga kamerat dhe është bërë viral në rrjet.