Topalli nuk e beson largimin e Bashës: Ngriu për të dytën herë

21 March 2022, 18:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Topalli nuk e beson largimin e Bashës: Ngriu për të dytën

Lulzim Basha dha sot dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Ai tha se e mori këtë veprim për të ribashkuar demokratët, ndërsa tha se nuk po tërhiqej. Në këtë mënyrë ai la sërish derën e hapur për të kandiduar si kryetar i PD-së.

Për këtë arsye, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk e beson dorëheqjen e Bashës, duke bërë ironi me vendimin e pak viteve më parë për “ngrirjen e funksioneve si kryetar”.

“Ngriu për të dytën herë”, shkruan Topalli në Facebook.

 


Video