A do japë dorëheqjen? Basha mbledh sot grupin parlamentar dhe Kryesinë e PD

21 March 2022, 14:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do japë dorëheqjen? Basha mbledh sot grupin parlamentar dhe
Lulzim Basha

Teksa i gjithë grupi parlamentar demokrat i kanë kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen nga drejtimi i partisë, ky i fundit i ka thirrur në mbledhje në orën 17:00 në selinë blu.

Përveç deputetëve demokratë, Basha ka njoftuar edhe kryesinë e PD për mbledhje, forum i cili nuk është mbledhur që pas disfatës së 6 marsit.

Që pas mbledhjes së dytë të grupit parlamentar të PD pas humbjes që pësuan në zgjedhjet e pjesshme vendore ishte paralajmëruar ky takim, ku Basha i kërkoi deputeteve që të sillnin propozimet që kishin për të bashkuar partinë demokratike dhe demokratët.


Vetë kryetari i PD ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për demokratët, por përpos ultimatumit që i kishin vendosur disa prej deputetëve për t’u larguar, ai ende vijon të qëndrojë në krye të PD.


Video