Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Zv. drejtori i DVP Tiranë, Luigj Vathi në një deklaratë për mediat tha se policia ka liruar rrugën dhe nuk i ka shpërndarë protestuesit.
Ai u shpreh se ata vijojnë të protestojnë në trotuar përballë Kryeministrisë.
“Në bazë të njoftimit drejtoria ka marrë të gjitha masat deri në orën 19:00, për kërkesën e dytë u kemi dërguar shkresë për lirim e rrugës. Policia nuk ka shpërndarë protestuesit, por ka bërë vetëm lirimin e rrugës, por ata vijojnë të protestojnë në trotuar përballë Kryeministrisë. Kemi liruar rrugën për të gjithë qytetarët e Tiranës për mbarëvajtjen. Protesta vijon dhe ne vetëm kemi bërë lirimin e rrugës”, tha ai.
Në një numër të paktë qytetarët vijojnë të protestojnë para Kryeministrisë.