
Ka kohë që Enkelejd Alibeaj është multifunksional në Partinë Demokratike, por pas largimit të Lulzim Bashës, nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie gjen kohë edhe për të drejtuar opozitën në tranzicion.
“Në takim kam marrë konfirmimin e Nënkryetares znj. Tabaku se heq dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë. Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj”, tha përmes një njoftimi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Titulli “kryetar” u shtohet posteve të tjera që ka Alibeaj në PD. Ai është drejtues politik i partisë në Vlorë paradite dhe pasdite drejtues politik i qarkut në Shkodër. Mban postin e nënkryetarit, njëkohësisht edhe atë të kryetarit të grupit parlamentar.
Të gjitha këtyre detyrave, i shtohet edhe ajo e kryetarit të komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit.
Sa për bilancin e këtyre detyrave...të paktën do t’i ketë në CV.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.