Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Këngëtarja Besa Kokëdhima e këshillon Belind Këlliçin që të kapë momentin dhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës të kandidojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
“Duhet të kandidosh Belind”, i shkruan ajo në Instagram deputetit.
Këlliçi postoi në Instagram një reagim pas dorëheqjes së Bashës. Ai e cilëson vendimin si largim nga zyra, pasi për të Basha ishte shkarkuar që në kuvendin e 11 dhjetorit.
“Përshëndes largimin e vonuar nga zyra të ish kryetarit të shkarkuar dhe lirimin e selisë nga mentaliteti i uzurpimit! Kuvendi Kombëtar i PD e ka shkarkuar kryetarin më 11 dhjetor 2021. Rithemelimi i Partisë Demokratike është rruga e vetme drejt hapjes, bashkimit dhe fitores!”, shkruan ai.