Rithemelimi ‘rrëzon’ kërkesën për tërheqjen e Berishës: Manovër e Bashës

21 March 2022, 19:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rithemelimi ‘rrëzon’ kërkesën për tërheqjen

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike doli me një deklaratë me katër pika, ku në pikën e dytë të saj i kërkohet Komisionit të Rithemelimit që të gjejë mekanizmin që garanton tërheqjen e Sali Berishës nga ambicia për të rimarrë drejtimin e partisë.

Deklarata e shpërndarë në kanalet zyrtare të Partisë Demokratike shfaqet si unifikuese e të gjithë grupit. Por, Voxnews.al mëson se për këto konkluzione jo të gjithë deputetët kanë dhënë dakordësinë.

Në mbledhje ka pas anëtarë të grupit, që e kanë cilësuar absurde pikën e dytë. Burimet thonë se njëri prej këtyre emrave ka qenë Luciano Boçi.

Ndërkohë, Voxnews.al mëson se nga Rithemelimi kërkesa e grupit parlamentar është interpretuar si manovër e Lulzim Bashës e maskuar nën kostumin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Pakica s’mund t’i imponohet vullnetit të shumicës”, thonë për Voxnews.al nga Komisioni i Rithemelimit.

Rithemelimi do të dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë kërkesë të grupit parlamentar së shpejti, ku siç thotë, do të paraqesë të gjitha arsyet se përse kërkesa është absurde dhe nuk mund të pranohet.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video