Në Gjykatën e Lartë ditën e sotme shqyrtohen tre kërkesa.
Njëra prej tyre është depozituar nga SPAK, ku prokuroria kërkon rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit, i cili u la i lirë nga burgu me vendim të gjyqtares së Apelit Ilirjana Olldashi.
Dy kërkesat e tjera janë depozituar nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Mbrojtja e tyre ka bërë rekurs për masat e sigurisë të ekzekutuara nga gjyqtarja Irena Gjoka. Rekursi i Berishës konsiston në masën fillestare të vendosur nga Gjoka, ajo e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit”.
Të dyja këto kërkesa shqyrtohen në dhomë këshillimi ditën e sotme.
Ndërkohë SPAK dhe GJKKO kërkon bashkimin e ccështjes së Berishës dhe Malltezit që kërkojnë revokim masë në shkallë të parë.
Seanca u caktua më datë 8 mars në orën 09.00, ku Irena Gjoka do shqyrtojë të dyja kërkesat.