Talat Xhaferi kryeministër me këshilltar nga Tirana, akademikun Besnik Bare

4 March 2024, 13:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Talat Xhaferi kryeministër me këshilltar nga Tirana, akademikun Besnik
Besnik Baraj dhe Talat Xhaferi

Pas emërimit kryeministër në Shkup, Talat Xhaferi merr këshilltarin e parë nga Tirana.

Akad. asoc. Besnik Baraj ftohet për bashkëpunim në rolin e këshilltarit të jashtëm nga z. Talat Xhaferi, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përputhje me këtë detyrë ai do të ketë përgjegjësinë për dhënien e rekomandimeve dhe të oponencave për mirëqeverisje, që është pjesë e misionit të Akademisë së Shkencave dhe të shkencës në përgjithësi.

“Kjo zgjedhje shpreh një mendësi të përparuar europiane bashkëkohore të kryeministrit Xhaferi dhe është vlerësim për statusin e akademikut, ekspertit, në përpunimin e projekteve të zhvillimit”, thuhet në njoftimin e Akademisë ndërsa e urojnë akademikun Baraj dhe kryeministrin Xhaferi për bashkëpunim të frytshëm.


Video