Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vë në lëvizje Gjykatën e Lartë me rekurs dhe kërkon kthimin e një telefoni celular që i është sekuestruar në shtëpinë e nënës së saj.
GJKKO dhe Apeli i Posaçëm kanë rrëzuar kërkesat e Kryemadhit dhe tani çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën supreme.
Ilir Meta, ish-president dhe aktualisht kryetar i PL-së dhe bashkëshortja e tij janë nën hetim nga SPAK.
Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të Halit Valterit në lidhje me kontratat e lobimit me SHBA. Ndërkohë, Ilir Meta po hetohet edhe për çështjen Cez-DIA.