“Irena me tre mbiemra e dënuar nga gjykata greke si falsifikatore”, Berisha: KLGJ e mbrojti me urdhër të Ramës

4 March 2024, 20:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Irena me tre mbiemra e dënuar nga gjykata greke si
Sali Berisha dhe Irena Gjoka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish sot gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, duke u ndalur te denoncimi i një mediaje greke.

Nga shtëpia e tij përpara mbështetësve demokratë Berisha nënvizoi se mediat “provuan se Irena me 3 mbiemra është një falsifikatore e shpifur” dhe sipas tij, se KLGJ e mbrojti “me urdhër të Ramës”.

“Sot Edi Rama urdhëroi një gjykatëse falsifikatore të shpifur, një njeri pa ligj, pa moral ligjor, një mashtruese ordinere, të turpshme, të shtyjë procesin, vetëm e vetëm se nuk ka asnjë fakt.

Vetëm e vetëm se është një proces fund e krye politik.

Një proces fund e krye ekstraligjor. Një proces fund e krye antikushtetues.

Dhe pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur.

Një turp njeri, një turp gjykatëse.

Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë. Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente.

Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së, një kukull e neveritshme, që në vend të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës.

Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës. Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës”, akuzoi Berisha.

 


Video