SHBA ka reaguar pas shkarkimit të Gledis Nanos.
Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane shkruan se "I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA-së si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit".
Gledis Nano u shkarkua pas një përplasje të drejtëpërdrejtë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.
We express our appreciation to Gledis Nano, who was a strong partner to the ???????? as chief of the Albanian State Police and before that as head of the Counter-terrorism Unit.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 31, 2022
Ambasada Amerikane ka ndërhyrë fortë që Rama të mos largojë numrin një të policisë.
Nano është një prej të shkolluarve në Amerikë dhe njeri i besuar i SHBA dhe tani që u zyrtarizua shkarkimi i tij, ai pritet që të jetë i përzgjedhur i amerikanëve për një pozicion drejtues në një organizëm ndërkombëtar që lidhet me anti terrorin.