Lufta e ftohtë mes Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtorit të Policisë Gledis Nano pritet të arrijë kulmin sot në mbledhjen e Qeverisë.
Burime pranë mazhorancës për Vox News bëjnë me dije se kryepolici do të shkarkohet të mërkurën në orën 9:00 në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Prej fundjavës së shkuar kur iu kërkua dorëheqja dhe Gledis Nano e refuzoi, nuk ka asnjë komunikim mes tij dhe Bledi Çuçit tregojnë bashkëpunëtorë të afërt të kreut të Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshëm me bekimin e Edi Ramës e quan tashmë çështje të mbyllur shkarkimin e Gledis Nanos, mjafton vetëm të pritet mbledhja e qeverisë të mërkurën.
Një burim diplomatik i tregoi Vox News se ambasada Amerikane ka ndërhyrë fortë që Rama të mos largojë numrin një të policisë.
Sipas të njëjtin burim ambasadorja do të takojë kryeministrin gjatë të mërkurës për të penguar këtë lëvizje të kreut të qeverisë.
Nëse Rama do të vendos me kokën e tij, do të krijonte përplasje edhe me partnerët ndërkombëtar.
Nano është një prej të shkolluarve në Amerikë dhe njeri i besuar i SHBA.
Nëse ai do të largohej nga uniformat blu do të jetë i përzgjedhur i amerikanëve për një pozicion drejtues në një organizëm ndërkombëtare që lidhet me anti terrorin.
Vox News