A mund të cilësohet i dështuar sezoni turistik në Shqipëri?

30 August 2022, 14:15Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A mund të cilësohet i dështuar sezoni turistik në

Sezoni turistik këtë vit në Shqipëri ka qenë një dështim sipas mendimit të lexuesve të VOXnews në sondazhin tonë. Pyetjes me PO ose JO të sondazhit me temë: ‘A mund të cilësohet i dështuar sezoni turistik në Shqipëri?’ i janë përgjigjur deri më tani më shumë se 500 lexues ku mbi 70% e tyre kanë votuar PO.

Një reagim që për institucionet e turizmit duhet të ishte reflektim dhe të merren masa për sezonin e ardhshëm. Nuk mjafton largimi nga detyra i zv.ministres së Turizmit, Ornela Çuçi si zgjidhje për ato ngjarje që ndodhën gjatë kësaj vere.

Ketë verë pati dhe protesta të shumta për shkak të ngjarjes së tmerrshme, ku u vra një 7 vjeçare nga një skaf i cili drejtohej nga një polic. Protestuesit i vunë ultimatum Ramës ta shkarkonte Çuçin brenda 48 orësh dhe ai e shkarkoi, por një “Çuç” tjetër dhe jo nga ministria e Brendshme por nga Turizmi.

Gjatë ditëve të javës në Velipojë, në Shëngjin në Dhërmi, Jalë apo Himarë pushuesit qenë më të paktë, ndërsa disa aksidente me mjetet lundruese shtuan pasigurinë.

E habitshme ishte deklarata e Ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, e cila pretendoi se i kishte kthyer rrugën turistëve këtë vit nga Greqia për në Shqipëri.

“Është shumë interesante fakti që praktikisht shumë fluks të cilat shkonin drejt Greqisë, po kthehen drejt Shqipërisë, për shkak të klimës së përafërt” u shpreh Kumbaro në një deklaratë që frymëzoi disa meme në rrjetet sociale.

Ajo që u pa si një deklaratë jashtë realitetit ishte edhe Rama kur në reagimin për vdekjen e Jonada Avdisë në Potam, tha mes rreshtave se ky këtë vit ishte edhe “sezoni më i qetë e më i sigurt, me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër”.

Nuk dihet se ku e panë qetësinë qeveritarët tanë ndoshta nga vilat e tyre të cilat, ruhen nga garda për qytetarët siç duket dhe nga përgjigja sondazhit ka qenë një dështim.

Poll

Video