Gledis Nano nuk do të jetë më Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ai është shkarkuar këtë të mërkurë me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.
“Lidhet me mos përmbushje të objektivave në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Puna do jetë e gjithanshme, ngjarjet e ndodhura kanë qenë arsyeja se policia kërkon një reagim dhe një menaxhim më efikas”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Ngjarjet kriminale të ndodhur së fundi, Çuçi bën përgjegjës vetëm drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke përjashtuar çdo mundësi për një largim mundshëm të tij. Për Çuçin, shkarkimi i Nanos është i mjaftueshëm që Policia e Shtetit të ketë një reagim më të fortë në luftën kundër krimit.