Tonin Vocaj drejtor i përkohshëm, kush do të jetë drejtori i ri i Policisë së Shtetit (emri)

31 August 2022, 11:13Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tonin Vocaj drejtor i përkohshëm, kush do të jetë drejtori i
Muhamet Rrumbullaku

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi ditën e sotme shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit te Pergjithshem të Policisë se Shtetit.

Ministri i Brendshëm tha se detyrat e Gledis Nanos do ushtrohen përkohësisht nga nëndrejtori i Policisë se Shtetit, Tonin Vocaj.

Mediat kanë mësuar se kush do te jete emri i drejtorit te ri te Përgjithshëm te Policisë se Shtetit.

Mësohet se ky post i është propozuar Muhamet Rrumbullakut, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.

Burime konfirmuan se Muhamet Rrumbullaku e ka pranuar ofertën për te qene Drejtori i ri i Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dijes e zyrtarizimi i Muhamet Rrumbullakut do te jetë të mërkurën e ardhshme.

 


Video