Rithemelimi shpall fituesit për kryetarët e disa degëve të PD

17 April 2022, 19:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rithemelimi shpall fituesit për kryetarët e disa degëve të

Komisioni i Rithemelimi organizoi këtë të diel zgjedhjet për kryetarë në 18 degë, nga Kukësi deri në Sarandë. Rithemelimi ka shpërndarë fituesit në disa prej këtyre zgjedhjeve.

Sipas rezultatit, në degën 13 në Tiranë është zgjedhur kryetar, Arsen Valisi, me 61% të votave, ndërsa në degën 3 u shpall fitues Gëzim Demushi me 81%. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shehaj me 53% të votave. Kryetari i ri i degës së Përmetit është zgjedhur Arson Lipe me 81 % të votave.

Kryetari i demokratëve të Tepelenës është zgjedhur Malo Sadikaj me 87% të votave, ndërsa në Memaliaj, Bujar Kapllani me 87.7% të votave. Pas mbylljes së procesit të votimit, në Cërrik u shpall fituese Nadire Asllani me 78% të votave, ndërsa në Patos Ramadan Ymeraj me 69% të votave. Kryetari i ri i degës së Këlcyrës është zgjedhur Arjan Kasa me 92%.

Procesi i votimit është kundërshtuar, ndërsa janë vënë në mëdyshje edhe listat e zgjedhësve. Rithemelimi iu përgjigj akuzave se në këto zgjedhje po votojnë persona që nuk janë anëtarë të partisë, iu përgjigj duke thënë se lista është e bazuar te regjistri i 2019-s dhe te referendumi i 18 dhjetorit të vitit të kaluar.


Video