Procesi i zgjedhjes së Presidentit kthehet në parodi, kush janë katër të parët që janë vetë ofruar

17 April 2022, 12:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Procesi i zgjedhjes së Presidentit kthehet në parodi, kush janë
Presidenca e Shqipërisë

Disa anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur angazhimin e tyre në rrjetet sociale ku propozojnë emrin e Petrit Vasilit si një kandidat me potencial për karrigen e Presidentit të Republikës.

Ata kërkojnë që “Shtëpia e Lirisë” të përfaqësohet me kandidaturën e Vasilit duke e konsideruar një figurë të denjë për ruajtjen e unitetit kombëtar.

Procesi i zgjedhjes së Presidentit kthehet në parodi, kush janë
Petrit Vasili


Gjithashtu, anëtarët e LSI-së nënvizojnë se Vasili ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në qeveri apo struktura partiake, çka e bëjnë atë një figurë të përgatitur për sfidat e një kryetari shteti.

Ndër të tjera, ata apelojnë që gara të jetë transparente dhe e barabartë për të gjithë në mënyrë që këtë detyrë të rëndësishme ta fitojë ai që e meriton për të pasur një president të vërtetë mbi palët.

Procesi i zgjedhjes së Presidentit kthehet në parodi, kush janë
Elena Kocaqi

Pas historianes Elena Kocaqi dhe dijetarit të madh Sazan Guri, me shtimin e Petrit Vasilit në listë, gara presidenciale duket se do të përshkallëzohet ndjeshëm.

Deri më tani, Vasili ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij teksa pritet sa do t’i marrë në konsideratë simpatizantët e tij të cilët i besuan plot 361 vota në zgjedhjet e fundit.

Procesi i zgjedhjes së Presidentit kthehet në parodi, kush janë
Dritan Demiraj

Listës së parë i është shtuar edhe Dritan Demiraj, kolonel. Propozimi i tij ka ardhur nga Shoqata Vatra.

Po gjatë ditës së sotme edhe personazhi i njohur për dhënien e lejeve të qofteve në Tiranë ka shpallur kandidaturën.

Procesi i zgjedhjes së Presidentit kthehet në parodi, kush janë
Sazan Guri

Sazan Guri ka hedhur kandidaturën për t’u bërë President i Shqipërisë. Ai thotë se është nxitur për të shpallur kandidaturën nga një numër i madh qytetarësh, aktivistësh dhe njerëz të mediave, teksa shton se aftësitë, përvoja dhe dashuria për vendin e kanë shtyrë të jetë kandidat.

“Kam besim te Perëndia, po aq te shqiptaria që nuk do ta lëmë të jetë kështu Shqipëria”, shkruan në fund të deklaratës së tij Sazan Guri.



Video