Rithemelimi zgjedh kryetarët e PD-së në disa degë

16 April 2022, 21:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rithemelimi zgjedh kryetarët e PD-së në disa degë
Zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit

Komisioni i Rithemelimit ka mbyllur zgjedhjen e kryetarëve në disa degë të Partisë Demokratike.

Sipas njoftimit për mediat, procesi i votimit është mbyllur në degën Skrapar ku kryetar u shpall Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.

Votimi është mbyllur edhe në degën 16 Tiranë ku u shpall kryetar Eduard Gani Rexha me 69.7% të votave. Kryetar i PD-së dega Paskuqan u shpall Anton Lek Pjetërnikaj me 86% të votave.

Kryetar i PD-së dega 10 Tiranë u shpall Andi Gani Beliu me 65% të votave.

Kryetar i PD-së dega Kuçovë u shpall Myslim Isuf Haxhi, me 57% të votave.

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në degën e partisë Demokratike të në Elbasan. Si rezultat i votave të siguruara fitues është shpallur kandidati Bledi Himçi.

Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të PD-së cilësohet si i njëanshëm nga një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike pasi sipas tyre nuk i shërben bashkimit të demokratëve.


Video