Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon jo vetëm të marrë drejtimin e PD, por edhe të mposhtë Edi Ramën dhe të rikthehet si kryeministër. Megjithatë, skepticizmi është i madh.
Por nuk mendon kështu Belind Këlliçi që ka guxuar ta krahasojë Berishën me presidentin amerikan, Joe Biden dhe ish-presidentin Donald Trump.
Në një intervistë për A2, Belind Këlliçi u shpreh se nuk ka pse të ekzistojë ky skepticizëm duke qenë se raste të tilla ka shumë në botë dhe këtu sjell edhe shembullin e Joe Biden, presidentit amerikan.
“Unë e kuptoj të gjithë skepticizmin që e rrethon figurën e zotit Berisha. Nëse i hyjmë aspektit të tij, si personal si të moshës, mjafton të përmend Joe Biden, presidentin e SHBA, i cili ka 52 vite në politikë, është më i madh se Berisha dhe sot drejton botën e lirë. Argumenti i moshës dhe konsumit në politikë bie sepse bashkëmoshatarët e tij sot drejtojnë botën. Alternativë është edhe Trump. Raste të tilla ka edhe në shtete të tjera”, u shpreh Belind Këlliçi.