Çfarë po mendojnë Kim, Doshi e Kryemadhi në meshën e Pashkës? (Foto)

17 April 2022, 15:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çfarë po mendojnë Kim, Doshi e Kryemadhi në meshën e

Mesha e Pashkës katolike u drejtua nga Imzot Arjan Dodaj, i cili mori detyrën si arqipeshkv i Shqipërisë në fund të muajit janar. Arqipeshkvi foli gjatë për simbolikën e festës; Ringjalljen.

E mes të pranishmëve në meshë ra në sy Ambasadorja Yuri Kim, kreu i Partisë Demokristiane, Tom Doshi dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, që në momente të caktuara dukej sikur pak e kishin vëmendjen te ato që po shqiptonte Arqipeshkvi në Katedralen Shën Pali.

Ndoshta, Doshi e Kryemadhi po mendonin për “ringjalljen” e tyre politike. I pari pas vitesh me radhë si deputet u dorëhoq dhe refuzoi mandatin e fituar më 25 prill pas presionit të Yuri Kim, që kërkoi që ‘non gratat’ të mos jenë pjesë e Kuvendit të ri.

Kryemadhi udhëhoqi nga ana tjetër LSI-në në marrjen e vetëm katër mandateve, që e lanë atë sërish në opozitë dhe dështuan që ta shndërrojnë në ‘kingmaker’, ashtu si në 2009-n dhe 2013-n. Një kontribut në këtë rezultat të dobët me siguri që ka dhënë edhe përplasja e Ilir Metës me Yuri Kim, sa i takon reformës në drejtësi.

Ndërkohë, Ambasadorja Yuri Kim shfaqet në këtë meshë në një periudhë kur janë ‘ringjallur’ akuzat e politikës shqiptare (këtë herë nga Sali Berisha) se në Tiranë nuk përfaqëson SHBA, por po mban qëndrim personal. Madje Kim u cilësoi nga Rithemelimi edhe si autore e platformës së bashkimit të PD-së të prezantuar nga Alibeaj, ku njëra prej pikave përjashton Berishën nga kandidimi si kryetar.

Pra, në këtë meshë, me apo pa vëmendje te fjalimi i Imzot Arjan Dodajt, të tre ‘protagonistët’ politikë në një formë e në një tjetër janë në kërkim të ‘ringjalljes’.

Çfarë po mendojnë Kim, Doshi e Kryemadhi në meshën e

Çfarë po mendojnë Kim, Doshi e Kryemadhi në meshën e

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video