A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ambasadorja Yuri Kim dhe Tom Doshi janë parë sot të pranishëm në Katedralen e Shën Palit në Kryeqytet teksa kanë marrë pjesë në meshën e zhvilluar me rastin e Pashkëve. Kjo festë ka bërë bashkë shumë besimtarë ku në sy ka rënë edhe prania e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Kujtojmë se Tom Doshi është një ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë që është shpallur ‘Non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye ka qenë shpresh subjekt i deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila me ngulm ka kërkuar që ai të mos përfshihej në politikën shqiptare.


