Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë raportin e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut, ku flitet me nota negative sa i përket korrupsionit.
Ai ironizoi opozitën, por edhe Uashingtonin.
"Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!"
Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit", shkruan Rama në Twitter.
Departamenti amerikan i Shtetit nënvizonte në raport se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet lokale”.