Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas votëbesimit nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare gjatë Kongresit është zhvilluar dhe mbledhja e parë e Sekretariatit të Partisë Socialiste të ristrukturuar.
Mbledhja e zhvilluar nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, kishte në fokus procesin zgjedhor brenda partisë.
“Diskutuam mbi procesin zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste i cili do konkludojë me zgjedhjen e 61 kryetarëve të Partisë në të gjithë vendin me qëllim ri-organizimin dhe energjizimin e çdo strukture të forcës sonë politike. Partia Socialiste e Shqipërisë gjithmonë ka reflektuar eksperiencën e duhur për të përballuar me sukses sfidat që sjell koha”, thekson Gjiknuri.