
Kryeministri Edi Rama do të fluturojë të enjten drejt Azerbajxhanit për të zhvilluar një vizitë zyrtare njëditore, ku është përcaktuar edhe një takim me Presidentin azer, Ilham Aliyev.
Sipas axhendës së shpërndarë nga Kryeministria, Rama do të niset në orën 7 të mëngjesit. Rreth orës 14:00 do të ketë një takim me Aliyev dhe më pas me kryetaren e parlamentin vendas dhe kryeministrin azer.
Paraditen e së premtes, Rama do të niset nga Baku për në Stamboll, për t’u takuar me përfaqësues të kompanisë së kërkimit teknologjik dhe shkencor të Turqisë, Tubitak.
Në këto takime, pritet që Rama të kërkojë thellimin e bashkëpunimit.
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”