Rama në Beograd, shtrëngon duart me Vuçiç (VIDEO)

7 July 2023, 20:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Beograd, shtrëngon duart me Vuçiç (VIDEO)
Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç në Beograd

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Rama ka mbërritur në Beograd pak çaste më parë në kuadër të turit të tij ballkanik në pesë shtete të rajonit.

Në Beograd, kreun e qeverisë shqiptare e ka pritur Vuçiç, me të cilin kanë shtrënguar duart si teksa kanë pozuar për kamerat e dhjetra fotografëve dhe gazetarëve vendas e të huaj.


Më pas ata janë drejtuar në zyrën e presidentit serb, ku pritet të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura.

Rama dhe Vuçiç do të dalin në konferencë për media pas takimit, ndërsa më pas do të zhvillojnë edhe një darkë pune.

Beogradi është stacioni i fundit i turit të Ramës pas Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Liderat e këtyre vendeve pritet të mblidhen së shpejti në Tiranë në samitin që do të mbahet në kuadër të “Procesit të Ballkanit”.

 


Video