Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka quajtur një “skandal” procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin e Elbasanit.
Manjani ka theksuar disa nga parregullsitë dhe dritëhijet në këtë proces gjyqësor, duke nisur nga zhdukja e 40 fashikujve nga dosja e akuzës. Gjatë një interviste në emisionin “Zona-Zero”, Manjani tha se me të drejtë ish-ministri Koka por edhe publiku i gjerë ka të drejtë të ngrejë dyshime se në këtë gjyq ka ndërhyrje të fortë politike, ashtu siç Koka deklaroi në seancën e djeshme duke thënë se është pas hekurave për shkak të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Sipas Manjanit, mbrojtja e të akuzuarve është dinjitoze, dhe ata meritojnë të njëjtën vëmendje si edhe akuza, në mënyrë që publiku të njihet me të dyja anët e historisë.
“Ato vendime duhet të kenë vëmendjen e duhur në opinionin publik. Ashtu siç duhet të kenë vëmendjen e duhur dhe akses në publik të gjitha pretendimet e avokatëve. Këtë e them se deri tani publiku ka dëgjuar vetëm akuzat, lajme të stisura ap të formësuara nga njëra palë apo nga tjetra. Publiku duhet t’i dijë të dyja krahët e kësaj çështjeje se është shumë e vështirë që të shoëësh. Publiku duhet të kuptojë se sa e drejtë është gjykata. Dje pasdite unë pata mundësinë t’i hedh një sy të gjitha pretendimeve që avokatët e Lefter Kokës kanë prezantuar gjatë seancës gjyqësore, gjithashtu jam njohur edhe me mbrojtjen e shkëlqyer dhe të jashtëzakonshme në Mërtirit”, u shpreh Manjani.
Për mungesën e 40 fashikujve nga dosja, Manjani tha se është një skandal, që nëse do të kishte ndodhur në çdo vend perëndimor, do të kishte çuar në pushimin e menjëhershëm të çështjes.
“Një fakt i tillë, do të mjaftonte çdo gjykate në perëndim që të pushonte në vend akuzën, në mënyrë urgjente akuza bie poshtë e pavlerë. Prokurori ka shkuar në gjyq me prova dhe në gjyq dalin që provat nuk qenkan, janë fshehur. Në çdo gjykatë të botës që është e pavarur nga politika dhe nuk pyet nga presionet e prokurorëve, bie akuza, është e pavlerë. Kjo hyn në ato raste kur zhduken provat, kët jepen në drejtësinë institucionale si ngjarje të rënda apo shumë të rënda. Këto quhen vrasje. Ti shkon në gjyq dhe nuk njihesh me provën. Ti shkon në gjyq dhe thua “more zoti nuk më ke pyet njëherë për të vërtetën”. Deri tani kemi dëgjuar thashetheme dhe konspiracione, si dhe debat politik 100 milionë eruo andej, opozita këtej”, u shpreh Manjani.
Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani e sheh si tepër shqetësues dhe skandaloz faktin se një parti politike mund të ndikojë në një proces gjyqësor. Ai tha se prokurori Klodian Braho është mjaftuar me dosjen kallëzuese të LSI-së, që e ka paraqitur si prova në proces, por nuk ka kryer hetimet e tij të pavarura.
“Nëse edhe kjo i shkohet kësaj panorame skandaloze të drjetësisë, ky është fundi i fundit. Nëse do të ishte që një parti politike paska aftësinë të shkrijë prokurorinë, marrim partinë e çojmë në gjykatë, dhe hyn në burg me vendim partie. Materiali kallëzues i LSI-së gjendet sot në aktakuzë zyrtare. Këto janë të zbuluara apo evidentuara nga LSI. Por prokurori nuk duhet të mjaftohet me kaq. Si e vendos njërën akuzë ti pa provuar. Këtë histori partitë politike edhe mund ta thonë, se këtë punë kanë. Por në sallën e gjyqit duhet të çosh prova. Unë kam kohë që pyes, ku janë paratë e korrupsionit dhe sa janë. Ku është prova e krimit”, tha Manjani.
Lidhur me akuzën e Lefter Kokës, se është pas hekurave për shkak të “spiunit” Ilir Meta dhe “fallxhores” Monika Kryemadhi, tha se kjo tregon që gjykata në Shqipëri vijon të mos jetë e pavarur nga politika.
“Ajo që ka thënë Lefter Koka mbrëmë është shumë e rëndë. Sigurisht këto janë pretendime sepse gjykata nuk është shprehur. Nëse do të ishte një sallë gjyqi në Perëndim, gjykata do të kishte stopuar gjykimin, përpara skandaleve të kësaj natyre. Ndoshta gjykata jonë nuk është e pavarur mjaftueshëm për të marrë vendime të drejta. Çdo njeri ka të drejtë të supozojë se ti i merr urdhrat diku tjetër. Se ku unë nuk di ta them, por Lefteri ka një propozim”, përfundoi Manjani.