Prapaskenat e vizitës së Pompeos, Balla hoqi nga lista e të ftuarve Arben Ahmetajn

19 May 2022, 14:21Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prapaskenat e vizitës së Pompeos, Balla hoqi nga lista e të

Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj

Sherri mes klaneve në Partinë Socialiste duket se është spostuar edhe jashtë selisë rozë.

Tre ditë në parë në Shqipëri ishte ish-Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili zhvilloi disa takime me aktorët politikë në vend, ndërsa gjatë vizitës së tij në Tiranë Pompeo u nderua edhe me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

Kjo ceremoni  u mbajt në ambientet e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton), ndërkohë që ra në sy fakti se aty mungonin shumë figura të politikës, duke filluar zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Gazeta SOT ka mësuar më shumë detaje nga vizita e Mike Pompeo në Tiranë, ku organizatori dhe një ndër personat kyç që u mor me axhendën e takimeve, ka shfrytëzuar këtë ngjarje të rëndësishme për të thelluar konfliktin në PS.

Kjo e fundit është ndarë në dy kampe, teksa në njërën anë është klani “Balla-Veliaj-Xhafa”, ndërsa në anën tjetër klani “Ahmetaj-Balluku”.

Balla ka preferuar të mos e ftojë Ahmetajn në eventin që u mbajt për nder të ish-Sekretarit të Shtetit

Mirëpo nuk ndalet me kaq, pasi të njëjtat burime i pohuan gazetës se edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është lënë nga zoti Balla jashtë ceremonisë së organizuar për nder të Mike Pompeos qëllimisht, ndërkohë që ka shkuar atje pa ftesë.


Video