Robert Hasa - Vox News
Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si mashtrim, shkrimin e gazetës austriake ”Kronën Zeitung”, e cila denonconte se ai ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Meta tha se ka lajmëruar ambasadën shqiptare në Austri, ndërsa paralajmëroi padi për autorët që kanë shkruar shkrimin, për të cilët tha se shumë shpejt do të bëhen publike.
Çështja ÇEZ-DIA është cilësuar si një skandal i madh financiar, në të cilën është përfshirë presidenti Ilir Meta asokohe ministër, ndërkohë që juristi Romeo Kara ka zbardhur fakte mbi lëvizjet Ilir Metës për t’i shpëtuar aferës.
Juristi Romeo Kara i cili denoncoi këtë aferë ka folur në një intervistë eksluzive për VOXNews.al, ku u shpreh se ka kallëzuar drejtuesit e ÇEZ-it në Pragë dhe Tiranë, ish-drejtuesin e ERE-s, Ilir Metën, Sali Berishën dhe njeriun e Metës, Kastriot Ismailajn.
Juristi shkon edhe më tej ku akuzon presidentin Meta se ka paguar biznesmenin Kastriot Ismailaj me urgjencë me tre fatura me rreth 500 mijë euro secila për punë te pakryer. Kosto e Këtij vendimi është jo më pak se 30 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit.
Intervista e plotë me juristin Romeo Kara:
1- SPAK rihapi hetimet për ÇEZ-DIA, a mendoni se do ketë një vendim dhe të kërkohet arrestime për njerëzit e përfshirë?
Besoj se çështja vazhdon që prej tetorit 2017, kur edhe unë kam bërë kallëzimin përkatës. Atehere ka qenë struktura e prokurorise se krimeve te renda, ndersa sot kemi SPAK-un ne vend te saj. Ka qene besoj nje mbartje normale e dosjes nga struktura e pare tek e dyta. Nuk ka pasur nje pushim apo pezullim te kesaj çeshtjeje qe te kemi rifillim.
Mesa jam ne dijeni, jane bere disa hapa para në hetimin e çështjes, prandaj nuk është çudi që nëse ajo cfarë unë kam kallëzuar, të provohet si e vertetë edhe nga SPAK-u, të çojë si konkluzion në çuarjen e cështjes për gjykim nga prokuroria, pra jo kerkesë për pushim, shoqëruar edhe me arrestimet përkatese.
Megjithate, masat e arrestit vlerësohen nga prokuroria dhe gjykata nese jane te nevojshme, por ajo cfarë ka rëndësi është një hetim i plote dhe çuarja e çështjes për gjykim.
2- Kush janë njerëzit që fshihen pas këtij skandali dhe rolet e tyre sipas jush?
Une kam kallezuar drejtuesit e CEZ-it ne Prage dhe Tiranë, ish-drejtuesin e ERE-s, Ilir Meten, Sali Berishen dhe njeriun e Metes, Kastriot Ismailajn.
Sipas deshmive te shkruara dhe të siguruara nga vetë drejtuesi çek i CEZ-it ne Shqiperi, Ismailaj u prezantua tek ta, nepermjet ish-ambasadorit te Shqiperise ne Prage, Qazim Tepshi, si njeriu me lidhjet e duhura politike me qeverinë shqiptare, përkatësisht me Metën dhe Berishën, për t'u kontraktuar lidhur me mbledhjen e 460 millionë euro borxhe të faturave të papaguara që prej vitit 2007, nga ku ky person do te merrte si shperblim 50% te kesaj shume. Pra, kemi nje devijim te te ardhurave te CEZ-it tek kofidentet e qeveritarëve të kohës.
Si shpërblim, ERE, nëpërmjet ndikimit politik të Metës dhe Berishës, ka nxjerrë vendime lidhur me cmimin e shitjes se energjise elektrike, në favor te CEZ-it dhe disfavor te shtetit Shqiptar.
Kemi vizita te përbashketa te Metës dhe Ismailajt ne Pragë 2010, pikërisht në kohën që Ismailaj është paguar me urgjencë me tre fatura me rreth 500 mijë euro secila për punë te pakryer dhe vendimin faqekeq te ERE-s të dhjetorit 2010, rreth një jave pasi Meta u kthye nga Praga. Kosto e ketij vendimi eshte jo me pak se 30 milione euro dem ne buxhetin e shtetit. Ne vija te trasha, kjo është fabula.
3- Në media doli se gruaja e biznesmenit Kastriot Ismailaj, është dëshmitarja e cila ka raportuar për gazetën austriake. Ai rrezikohet jeta zonjës Ismailaj asaj pas këtij veprimi?
Nuk jam ne dijeni se cfarë i ka ofruar Vojsava Ismailaj gazetarëve austriake lidhur me pretendimin se Meta ka paguar 700 mije euro për te marrë pjesë në ceremoninë i inagurimit te Presidentit Trump, por ajo cfarë është botuar rishtazi në media është marrë një interviste e saj ne Vjene, 12 shkurt 2016, dhënë gazetarit Fatos Mahmutaj që jeton e punon në Belgjikë. Ajo interviste do të publikohej në një television belg, por për arsye te disa akteve terroriste qe ndodhen atë kohë neë Belgjikë, kjo intervistë e humbi vemendjen e saj dhe u la ne harrese
Në fund te vitit 2017, dy muaj pas kallëzimit tim, kam udhetuar për në Bruksel, ku jam njohur me këtë interviste nga vetë gazetari Mahmutaj dhe e kam postuar ne YouTube ku qëndron prej asaj kohe e në vazhdim.
Vosjava Ismailaj pranon se ka pasur presion nga Meta ne drejtim te burrit te saj lidhur me nje pagese, (flitet per 10 milione euro) për ndikimin qe Meta pati lidhur me daljen e vendimit te ERE-s te 7 dhjetorit 2010 ku favorizohej CEZ-i me një shume jo me të vogël se 30 milione euro.
4- A jeni thirrur juve SPAK për të dhënë dëshminë tuaj në lidhje me skandalin ÇEZ-DIA?
Po, unë kam dhënë deklarimet përkatëse në mbeshtetje te kallëzimit tim, si pranë Prokurorise së Krimeve të Renda, ashtu edhe prane SPAK-ut.
5- A ndiheni të kërcënuar ju dhe a jeni të mbrojtur ende nga garda?
Natyrisht qe jetoj si nen rrethim. Garda nuk është institucioni që merr në mbrojtje dëshmitarët apo ata të cilët rrezikohen për shkak të detyrës.
Kam patur një mbrojtje nga policia, pasi prokuroria kurrë nuk e mori parasysh mbrojtjen time dhe të familjes sime. Në menyrë cinike, duke shkelur cdo ligj, ajo më shiti hapur tek klanet e Berishës dhe Metës. Po ashtu Avokati i Popullit, ish-avokate e familjes Berisha u tall me kete ceshtje.
Në pëfundim, ministri më burracak i Ministrisë se Rendit, Sandër Lleshaj se bashku me ish-drejtorin ballabox te policisë, per 24 ore më hoqën mbrojtjen nga policia, pasi unë kerkova publikisht doreheqjen e tij kur u vra nga policia i riu Rasha ne Laprakë.. Uroj qe tenderi i uniformave te policise te rihetohet dhe ishministri i pabese te marre ate cfarë meriton.
Le të ruajne gjyqtarët dhe prokurorët bashkepunëtorë dhe drejtues të krimit, vrasës që medemek kthehen në të penduar, dhe të shesin të vetmin person që ka kallëzuar dy afera me mbi 800 milione euro se bashku, dy ish-kryeministra, mbrojtur ne favor te vendit 200 milione euro ne arbitrazh, arketuar 5.5 milione euro dhe ne pritje te nje arketimi tjetër 9.5 milione euro.
Sipas ligjit, fakti që me deshmine time është dënuar Ismailaj, mbrotja nga shteti me iniciativen e prokurorise duhej te ishte e detyrueshme. Megjithate, keto presione nuk kane pirë ujë dhe unë kam vazhduar me kapacitet te plote aktivitetin tim. Turpi i mbetet tjeter kujt.
6- Rikthimi i Metës në krye të LSI çfarë do të thotë për ju?
Kthimi i Metes tek LSI, shpk e tij politike, ngjason si dy pika uji me kthimin rithemelues të Berishës ne PD. Kane te njejtin hall, bejne te njejtat levizje. Ata duan nje bunker politik, për te mbrojtur veten nga drejtësia e ardhshme, natyrisht duke kercënuar me destabilitet politik. Ata kurrë nuk janë larguar nga bandat e tyre politike, kështu që kthimi i pretenduar është thjesht një levizje fiktive dhe kërcënuese. Asnjë çudi nuk do të bëjnë, thjesht do të përpiqen që të mbijetojnë sa më gjatë politikisht dhe të shmangin ndëshkimet ligjore të pritshme.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.