Çështja ÇEZ-DIA/ Kastriot Ismailaj merret në pyetje nga SPAK, shoqërohet nga burgu i Fierit

21 April 2022, 13:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çështja ÇEZ-DIA/ Kastriot Ismailaj merret në pyetje nga
Në foto: Biznesmeni Kastriot Ismailaj

Biznesmeni Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje ditën e sotme në lidhje me çështjen e CEZ-DIA. Ai është shoqëruar nga burgu i Fierit për t’u pyetur në SPAK nga prokurori Altin Dumani.

Ismailaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash.

Kujtojmë se Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro.


Video