Kryemadhi mbron Ahmetajn: Nuk ka firmosur inceneratorët! Por ja si është e vërteta

20 April 2022, 23:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryemadhi mbron Ahmetajn: Nuk ka firmosur inceneratorët! Por ja si
Kryemadhi dhe Ahmetaj

Në çdo dalje publike për inceneratorët, Monika Kryemadhi ka përmendur një sërë zyrtarësh duke i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ajo s'ka lënë zyrtarë të mëdhenj e të vegjël pa futur në listën e të akuzuarve që nga Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Armando Subashi e deri tek Pëllumb Abeshi, Taulant Tushën dhe zyrtarë të nivelit të dytë.

Por në deklaratat e saj publike, ajo nuk përmend kurrë ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj, i cili sipas shkrimeve që ka publikuar Voxnews.al është edhe firmëtar për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Kryemadhi shpesh madje ka thënë që Ahmetaj ishte i vetmi burrë i mirë në qeveri, pasi nuk ka qënë dakord me inceneratorët, edhe pse ishte personi kyç që ka lëvruar fondet publike si Ministër i Financave, për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit.

Sot në "Opinion" tha edhe diçka të çuditshme. Kryemadhi u pyet sesi kishte siguruar të gjithë dosjet për inceneratorët. Kryetarja e LSI tha se ia kishte sjellur një person anonim dhe ia kishte çuar të gjithë dosjen e protokolluar nga Këshilli i Ministrave, në email, nga një IP e huaj. E bukur për t'u besuar!

Kjo është një manovër e rëndomtë për të shmangur burimin, pasi e gjithë dosja ka qënë vetëm në Këshillin e Ministrave. I vetmi që mund t’i jepte dosjen Kryemadhit, ishte një ministër.

Kryemadhi vijoi më tej, duke këmbngulur që Ahmetaj s'ka asnjë firmë dhe nuk ka përgjegjësi për inceneratorët. Madje e justifikoi duke thënë se ai vetëm ka lëvruar paratë për Bashkinë e Tiranës, dhe nuk ka përgjegjësi sesi Erion Veliaj i ka përdorur këto fonde.

Mbrojtja që i bën Kryemadhi, Ahmetajt, në media ka ngritur dyshimin se dokumentat kanë rrjedhur tek LSI nga ish-ministri i Financave, sot zv. Kryeministër i Shqipërisë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video