“Lundronte në luks”, belgët kërkojnë dënimin me 8 vite burg për nipin e deputetit të PS

20 April 2022, 22:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lundronte në luks”, belgët kërkojnë
Fioralb Rraja dhe Ramazan Rraja

Autoritetet e drejtësisë belge kanë kërkuar 8 vjet burg për çështjen në ngarkim të shtetasit shqiptar, Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Së bashku me kushëririn e tij Fioralb Rraja dhe një letonez, Ramazan Rraja akuzohet për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës që sipas mediave belge lundronte në luks dhe në para.

Në dosjen hetimore, prokurorët belg theksojnë se banda trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Evropën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kishte filluar pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që shkojnë deri në 11 milionë euro.

Gjatë operacionit të zhvillua më parë për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande, policia gjeti qindra foto të stilit të jetesës luksoze, ku sipas mediave belge, vetëm ora ‘Richard Mille’ që mbante Ramazan Rraja kushtonte 665 mijë dollarë. Rraja shfaqej në foto edhe teksa ngiste Ferrarin dhe Lamborghinin si dhe tregonte paratë e shumta që fitonte.

 


Video