Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Një 44-vjeçar në Lushnje është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në rrethana të paqarta.
Policia thotë se i plagosuri është Kujtim Meta nga Sarava e Lushnjes. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.