
Studiuesi Auron Tare ka publikuar një letër që UNESCO i ka drejtuar Ministrisë së Kulturës, ku i kërkon që të vihet në dijeni të autoritetit shtetëror që do të menaxhojë Butrintin.
Si përgjigje, thotë Tare, Ministria e Kulturës i ka thënë UNESCO-s se menaxhimi do të kryhet nga një fondacion.
“Mund të lexoni se UNESCO kërkon listën e Autoritetit Shtetëror që do të Administrojë këtë Pasuri Botërore të UNESCO. Po kush janë autoriteti shtetëror? CEO i AADF, Profesor Richard Hodges, një jurist i pa njohur në fushën e Trashëgimisë dhe Ministrja e Kulturës. Lexuesit mund të gjykojnë vetë mbi këtë çështje. Për hir të transparencës publike do ishte me interes të lexonim përgjigjien e Ministrisë së Jashtme dhënë UNESCO”, shkruan Tare.
Ky nuk është detaji i vetëm i letrave që ngre dyshime se forma e menaxhimit që ka zgjedhur Ministria e Kulturës nuk ka marrë miratimin e UNESCO-s. Detaji tjetër lidhet se në përgjigjen e kthyer UNESCO-s i thuhet se AADF, sipas Tares, do të investojë 21 mln dollarë.
Një investim i këtyre përmasave, thotë studiuesi, do të kishte një ndikim të pandreqshëm në zonën arkeologjike. Shifra prej 21 mln dollarësh nuk përmend askund në marrëveshjen e nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe AADF. Aty flitet vetëm për 5 mln dollarë.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.