Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për herë të parë në lidhje me një kandidim të mundshëm të Ilir Metës për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e vitit 2023.
Kryebashkiaku i Tiranë ka deklaruar se Metës nuk ia mban të kandidojë, por nëse kjo do të ndodhë mezi pret që të ketë një përballje me të.
“Nuk ia mban por nëse ia mban do ishte një betejë e mirëpritur mezi e pres”, tha Veliaj në Report Tv.
Në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Veliaj theksoi se PS nuk ka në interes të ketë një president socialist, prandaj i ka përjashtuar të gjithë deputetet e saj nga gara. Sa i përket kritereve, Veliaj thotë se mjafton të jetë një profesionit, figurë akademike, ose një figurë që nuk është përfshirë në PS pesë vitet e fundit
“Procesi ka qenë i hapur për të përcaktuar disa kritere. PS edhe pse i ka votat, socialistët ndihen që ka ardhur koha për një socialist, megjithatë nuk është qëllimi këtu që të kemi çdo institucion. S’do jetë deputet i PS, ose politika aktiv i PS, por nëse dikush vjen me bindje të ndryshme, akademia, FA, si profesionit kjo do i bënte mirë bashkisë. Do doja një president q nuk merret me pusetat e Tiranës. Një president që nuk merret në çfarë anë rrjedh lana, që nuk merret me këndet e lojërave. Bashkinë nuk e lidh me presidencën, përveç disa punëve formale, kemi pasur disa president që merreshin me punët e qytetit." ka deklaruar Veliaj.